Kosova
SHKA “Dardania” prezantohet në festivalin e qytetit në Winterthur
Në kuadër të aktiviteteve të ngjeshura për vitin që kemi hyrë, pa dyshim se pas festave të Pavarësisë së Kosovës dhe festave të marsit, dhe një mori aktivitetesh të tjera, në radhë është edhe pjesëmarrja jonë në festivalin e qytetit të Winterthurit “Tag der vielfalt”, i cili organizohet thuajse për çdo vit, e që ne kemi marrë pjesë thuajse që nga themelimi, kur kishte një emërtim tjetër atëherë në vitet e 90-ta, “Fata Morgana”, në fillimet e saj, ku më pas, me një shkëputje të vogël, për shkak të disa ndërskamcave “allashqiptarçe” për t’u kthyer prapë tash së fundmi, kjo e katërta herë radhazi, prej nga shpalosen vallet tona autoktone para shumë nacionaliteteve të ndryshme që jetojnë dhe veprojnë në Winterthur me rrethinë, prej nga nuk mungojnë as ushqimet tradicionale të thuajse të gjitha këtyre nacionaliteteve, kuptohet edhe të vetë ne shqiptarëve.
Në këtë festival pritet të jetë prezent edhe kryetari i Komunës, z. Michael Künzle, i cili do ta përshëndesë këtë festë, me shumë ngjyra të nacionaliteteve që janë në qytetin e Winterthurit!
Do të jetë i përcjellë edhe nga Radio Stadtfilter në kuadër të qytetit, ku SHKA “Dardania” ka emisionin e vet “Zëri ynë” në gjuhën shqipe, ku i shpalos aktivitetet e saj që nga themelimi i kësaj radioje.
Hyrja në sallë është e lirë dhe nuk ka asnjë kusht, përpos një qetësie në sallën jo edhe aq të madhe karshi interesimit të madh të pjesëmarrësve!
Më gjerësisht i keni të gjitha në pllakatin e modifikuar nga stafi ynë, enkas për prindërit e shoqërisë sonë dhe përcjellësit tanë të traditës e kulturës!
Prezentimi ynë është më 13 prill 2024, nga ora 19:25 – 19:50, Alte Kaserne, Technikumstrasse 8, 8400 Winterthur. /Albinfo.ch
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit13 Prill 2024
- Ora19:25
- Data e përfundimit13 Prill 2024 - 19:50
E-Diaspora
-
Jetullah Haliti-Eti hap ekspozitë të arteve pamore në Sion Titulli i kësaj ekspozite tematike është "Kur flet arti, nderohet kombi dhe atdheu"...
-
VLEN shpall fitoren e quajtur ‘Ndryshimi’, falënderon diasporën
-
Shqiptari i vë flakën vetes në Itali, në sy të gruas së tij
-
Dr. Cristiana Lucchetti: Shqipja, gjuha më e rëndësishme e origjinës në Zvicër
-
Mërgimtarët hasin në probleme gjatë regjistrimit të popullsisë, ReKos 2024
Jeta në Austri
-
Austri
Vjenë: Kori Siparantum, mahnitës në 200-vjetorin e Simfonisë së Nëntë të Beethovenit Kori Siparantum shënoi një moment të pazakontë në historinë muzikore te ne, duke u ngjitur kështu...
-
80 vjedhje, 560 mijë euro dëm: Arrestohen katër shqiptarë në Austri
-
Austri: Ministri i Brendshëm kërkon dëbimin në Kosovë të kriminelëve nga vendet e treta
-
Çfarë është e hapur dhe çfarë është e mbyllur në “Ditën e Ngjitjes” në Austri?
-
Përmbledhje e lajmeve më të fundit për sot në Austri